I riu që shikoni në video quhet Elton Zefi, një 32-vjeçar shqiptar që sot është temë e të gjitha mediave italiane.
Shumë e kanë quajtur hero, edhe për shkak të guximit që tregoi duke shpëtuar një jetë njerëzore.
Ngjarja ka ndodhur në Padova të Italisë, ku Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor, përcjell tch.
Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian.
Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, i moshuari u shpëtua dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.