Heroi i Gramshit që shpëton banorët dhe ndihmon në shuarjen e zjarreve - Gazeta Express
string(70) "heroi-i-gramshit-qe-shpeton-banoret-dhe-ndihmon-ne-shuarjen-e-zjarreve"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 12:01

Heroi i Gramshit që shpëton banorët dhe ndihmon në shuarjen e zjarreve

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 12:01

Mirgen Çela është një banor i Gramshit, i angazhuar si vullnetar për të ndihmuar në situatën e zjarreve që ka përfshirë disa fshatra të këtij qyteti.

Për Report Tv ai ka thënë se sot situata është e vështirë në fshatin Nartë, ku flakët janë përhapur në të gjithë fshatin.

Zjarri po përparon drejt banesave, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar.

Mirgeni ishte aktiv edhe ditën e djeshme, kur shpërtheu situata alarmante në fshatrat e Gramshit. Ai ndihmoi disa familje një ditë më parë duke i larguar nga zona e rrezikut. Fatkeqësisht, ai humbi edhe shtëpinë e tij, që u përpi nga flakët e zjarrit.