Heroi Cole Palmer flet pas shpalljes kampion i botës me Chelsean - Gazeta Express
string(64) "heroi-cole-palmer-flet-pas-shpalljes-kampion-i-botes-me-chelsean"

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 10:15

Heroi Cole Palmer flet pas shpalljes kampion i botës me Chelsean

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 10:15

Heroi i Chelseat, Cole Palmer ka qenë protagonist i “Blues” mbrëmë në finalen e Botërorit të Klubeve.

Sulmuesi anglez i realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër në fitoren e thellë 3:0 ndaj Paris Saint-Germainit.

Në total, ai kontribuoi në 8 gola të londinezëve në 6 ndeshje të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe, lojtari më i mirë i këtij turneu ka folur pas ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

“Unë ndihem mjaft mirë. Është edhe më e ëmbël kur fiton në një finale ku të gjithë dyshonin tek ne. E dinim që do të ishte një sfidë e madhe, por treguam karakter dhe fituam kundër një skuadre të madhe si PSG”, deklaroi Palmer, i cili e përgëzoi trajnerin dhe ekipin për paraqitjet në Botërorin e Klubeve.

“Maresca po ndërton diçka të veçantë. Trajneri e hartoi një plan të shkëlqyer të lojës. Ai e dinte ku do të ishin hapësirat dhe se si do të më lironte në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë thjesht u përpoqa t’ia ktheja me gola. E kemi një ekip të ri dhe të shkëlqyer. Shumë njerëz kanë folur keq për ne gjatë sezonit, por mendoj se jemi në rrugën e duhur”, përfundoi Palmer. /Gazeta Express