Hernandez ia “sheh sherrin” protestave, dënohet me dy lojë - Gazeta Express
string(55) "hernandez-ia-sheh-sherrin-protestave-denohet-me-dy-loje"

Sport

Gazeta Express

08/10/2024 21:02

Hernandez ia “sheh sherrin” protestave, dënohet me dy lojë

Sport

Gazeta Express

08/10/2024 21:02

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez, është suspenduar me dy ndeshje të martën për shkak të protestave pas përfundimit të ndeshjes ndaj Fiorentinës.

Milani humbi nga Fiorentina 2:1 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A, ndërsa protestat e francezit ishin të ashpra në drejtim të gjyqtarit Luca Pairetto.

Hernandezit iu dha kartoni i kuq pas përfundimit të ndeshjes.

Në këtë ballafaqim u pritën tri penallti.

Ai tani do të mungojë në duelin në shtëpi kundër Udineses dhe në udhëtim te Bologna, pas përfundimit të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Dënim ka marrë edhe trajneri i Fiorentinas, Raffaele Palladino, që u përjashtua katër minuta para fundit të ndeshjes. Ai është suspenduar me një ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro.