“Hernandez do të bëhet ndër më të mirët e botës” - Gazeta Express
string(46) "hernandez-do-te-behet-nder-me-te-miret-e-botes"

“Hernandez do të bëhet ndër më të mirët e botës”

Gazeta Express

25/03/2020 20:15

Një nga notat e pakta pozitive të Milanit në këtë sezon është padyshim Theo Hernandez, blerja më e mirë e verës së kaluar në klubin kuqezi.

Shifrat flasin qartë: gjashtë gola dhe dy asiste mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, në eksperiencën e tij të parë italiane.

Lexo Edhe:

Në një intervistë të dhënë për  calciomercato.it, menaxheri i tij, Manuel Garcia Quilon, ka thënë se: “Theo ka shkuar shumë i ri te Real Madrid, ndoshta ka munguar pak durim nga ana e klubit. Me lojtarët cilësor duhet shumë durim dhe u duhet dhënë mundësia që të  luajnë”.

“Te Milani po bën shumë mirë, nëse vazhdon kështu mund të bëhet një nga mbrojtësit e krahut më të  mirë në botë. Sa vlen? Në fillim duhet të konfirmohet te Milani, nëse do t’ia dalë kartonit  i tij do  të arrijë një vlerë mbi 50 milionë euro”, shtoi ai.