Herman Melville - Gazeta Express
string(15) "herman-melville"

Herman Melville

Arte

Gazeta Express

28/09/2022 17:33

Më 28 shtator 1891 u nda nga jeta Herman Melville, poet dhe romancier i shquar amerikan, autori i romanit Mobi Dik.

Herman Melville (lindi më 1 gusht 1819 – u nda nga jeta më 28 shtator 1891) është romancier, tregimtar, eseist dhe poet i njohur amerikan i shekullit të XIX, i njohur për dy nga romanet më të suksesshme: Mobi Dik dhe Billy Budd, roman i botuar pas vdekjes së tij.

Lexo Edhe:

Herman Melville ka lindur në qytetin e Nju Jorkut, dhe ishte fëmija i tretë i Alan dhe Maria Melvill, në jë familje tregtare. Për shkaqe të ndryshme ekonomike ai ka udhëtuar nga Amerika në Britaninë e Madhe në Liverpul, udhëtim i cili la gjurmë të pashlyera tek shkritmari i ardhshëm. “Typee ishte romani i parë i tij, ku përshkruhet një histori dashurie me vajzën Fayaway. Pjesë e mbresave të veëanta janë edhe udhëtimet me një anije për gjuetinë e balenave drejt Haëait, dhe më pas në Honolulu, ku u bë edhe pjesë e grupeve të misioneve të krishtera në këto zona.

Në vitin 1847 Melville u martua me Elizabet Shaë.

Romani që e bëri të famshëm këtë autor është Mobi Dik, i cili botua në SHBA dhe më pas në Britani, ku u shndërrua në bestseller brenda natës. Kjo vepër është ndër kryeveprat e letërsisë botërore.

Disa nga veprat e Herman Melville janë: Typee: A Peep at Polynesian Life (1846); Omoo: A Narrative of Adventures in the South Seas (1847); Mardi: And a Voyage Thither (1849); Redburn: His First Voyage (1849); White-Jacket, or The World in a Man-of-War (1850); Moby-Dick ; Or, The Whale (1851); Pierre: or, The Ambiguities (1852); Isle of the Cross (ca. 1853, since lost)[29]; Israel Potter: His Fifty Years of Exile (1855); The Confidence-Man: His Masquerade (1857) Billy Budd, Sailor (An Inside Narrative) [Published Posthumously] (1924)

/Gazeta Express