Doarsa Kica- Xhelili e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës garuese për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo tha se ky vendim nuk ishte i lehtë, për “shkak të gjendjes shëndetësore dhe sfidave të shtatzënisë”.
Kica- Xhelili shton se në listën e LDK’së do ta ketë numrin 4.
“Në politikë kam mësuar se vendin ta jep besimi, jo zhurma. Pa zhurmë, ju më renditët njeriun e dytë më të votuar në LDK. Këtë herë kam zgjedhur të garoj me numrin KATËR (4), sepse besoj se vendin tim real ma përcaktoni ju: qetë, me votë, jo me kalkulime e zhurmë.”
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kica-Xhelili ka pasur numrin 3.
Nuk dihet se kush do t’ia “marrë” këtë numër kësaj here.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...