Heqja e Kosovës nga lista e karantinës, planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra për nesër - Gazeta Express

Heqja e Kosovës nga lista e karantinës, planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra për nesër

Lajme

Gazeta Express

26/09/2020 8:02

Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran nga data 28 shtator. Pak orë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.

“Mërgata jonë sapo e morri lajmin e autoriteteve Zvicerane ia mësyjnë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të dielën 27 shtator e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga 6 korriku.