Nëna e tre fëmijëve Nikole Mitchell, thotë se gjithmonë ka dashur të bëhej kërcimtare erotike, por ishte rritur në një familje të krishterë që kishte zbehur ëndrrat e saj të famës. Por ish-pastorja ka hequr dorë tashmë nga kisha dhe është bërë striptiste me mijëra fansa online.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se është biseksuale dhe në profilet e karrierës së saj citon si profesione “striptiste, kërcimtare dhe modele”.
Nikole poston rregullisht foto gjysmë të zhveshura në Instagram për 42,000 ndjekësit e saj si dhe në rrjetin me pagesë OnlyFans.
36-vjeçarja britanike thotë se është rritur në një familje strikte Baptiste ku ishte mësuar të besonte se “dëshirat dhe trupi i saj ishin të lindur mëkatarë dhe të këqinj”.
Kështu që Nikole u martua dhe u bë pastore, një veprim për të cilin thotë se ishte njëfarë rebelimi pasi për familjarët e saj, vendi i gruas ishte në kuzhinë dhe duke u kujdesur për fëmijët.
Por Nikole nisi dyshimet mbi seksualitetin e saj në 2016 kur ndoqi një performancë të orientuar nga LGBT, dhe thotë se kuptoi se ishte biseksuale apo panseksuale.
“E dija që nëse e deklaroja veten time do të humbisja gjithçka, sepse kisha nuk është mirëpritese ndaj biseksualëve”, thotë ajo.
Por pasi e bëri deklarimin në një video në Youtube, Nikole, u divorcua nga burri dhe u vendos në Los Angeles ku thotë se është “më e lumtur se kurrë”.





Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...