Hendbollistët e UP-së e fitojnë Kupën Botërore Universitare - Gazeta Express
string(59) "hendbollistet-e-up-se-e-fitojne-kupen-boterore-universitare"

Hendbollistët e UP-së e fitojnë Kupën Botërore Universitare

Sport

Gazeta Express

17/07/2022 22:16

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës e kanë fituar Kupën Botërore Universitare që të dielën përfundoi në Prishtinë.

Në finalen dramatike dhe shumë të bukur, hendbollistët tanë kanë fituar ndaj universitetit të Koresë së Jugut me rezultatin 33:30.

Lexo Edhe:

Ndeshja u luajt në atmosferë të shkëlqyeshme para rreth 1500 shikuesve në palestrën “1 Tetori”. Prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës.

Hendbollistët e UP-së kanë filluar herët shkëputjen në rezultat. Pas 30 minutave rezultati ishte 19:17 për hendbollistët tanë. Edhe në pjesën e dytë epërsia e UP-së ishte konstante. Por jugkoreanët nuk janë dorëzuar deri në fund, duke e bërë kështu ndeshjen shumë interesante dhe dramatike.

Cilësia e djemve tanë ka ardhur në shprehje dhe ata kanë mbyllur finalen me fitore.

Drenit Tahirukaj është shquar me 9 gola. 6 i shënoi Atdhe Basholli, ndërsa 5 i kishte Jon Muqolli. Me pritje të shumta është dalluar edhe Arti Luzha.

Te hendbollistet titullin e kampionit e ka fituar Universiteti nga Koreja e Jugut. /Gazeta Express/