Hendboll: Kosova e pëson keq nga Holanda - Gazeta Express
string(39) "hendboll-kosova-e-peson-keq-nga-holanda"

Hendboll: Kosova e pëson keq nga Holanda

Sport

Gazeta Express

03/01/2025 22:50

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është mposhtur thellë nga Holanda, të premten mbrëma në Ëinterthur të Zvicrës.

Kosova po merr pjesë në turneun “Yelloë Cup”, ndërsa ndeshjen e parë e humbi me rezultat 36:24. Që në pjesën e parë holandezët bënë shkëputje të madhe, 17:9.

Lexo Edhe:

Cilësia ishte plotësisht në anën e “tulipanëve” që po përgatiten për paraqitje në Botëror. 

Kosova e Holanda janë në një grup kualifikues për Euro 2026, ndërsa barazuan 33:33 më 10 nëntor në Prishtinë.

Të shtunën, Kosova luan ndaj Zvicrës, ndërsa të dielën takohet me Italinë.

Edhe Zvicra e Italia do të paraqiten në Botërorin që zhvillohet më vonë këtë muaj.

Ky është edicioni i 51-të i turneut “Yelloë Cup”.