Hëna e Saturnit, Enceladus, mund të fshehë jetë jashtëtokësore, sipas zbulimeve të reja të shkencëtarëve.
Të dhënat e fundit nga misioni i NASA-s, Cassini, kanë zbuluar rrjedhje nxehtësie nga Poli i Veriut i kësaj hëne. Kjo sugjeron se oqeani i madh nëntokësor mund të ketë një klimë shumë më të qëndrueshme nga sa mendohej më parë – një kusht i përshtatshëm për zhvillimin e jetës.

Edhe pse sipërfaqja akullnajore e Enceladus duket e shkrete, oqeanet nëntokësore përmbajnë të gjitha përbërësit e nevojshëm për jetën. Por deri tani, shkencëtarët nuk ishin të sigurt nëse temperatura e brendshme e hënës mund të qëndrojë e qëndrueshme për një kohë të mjaftueshme që organizmat të zhvillohen.
“Mendojmë se jeta ka nevojë për stabilitet për të mbijetuar,” tha bashkëautore Dr. Carly Howett nga Universiteti i Oksfordit. “Duke treguar se energjia e Enceladus është e qëndrueshme, kjo do të thotë se edhe ambienti nëntokësor ka shumë gjasa të jetë po aq i qëndrueshëm.”
Enceladus, me një diametër prej 500 km – sa shteti amerikan Arizona – është hëna e gjashtë më e madhe e Saturnit. Në sipërfaqe, temperaturat arrijnë deri në –201°C, por nën akull, ekziston mjaftueshëm nxehtësi për të mbajtur një oqean të madh uji.

Kjo nxehtësi vjen nga procesi i ngrohjes me forcë tërheqëse (tidal heating), ku hëna shtrëngohet dhe zgjatet nga graviteti i Saturnit. Ky proces parandalon ngrirjen totale të hënës dhe krijon kushtet për ekzistencën e jetës në oqeanin nëntokësor, nëse energjia e hyjnë dhe ajo që humbet është e balancuar.
Studimet kanë treguar se zona e Polut Jugor është aktive, me shpërthime të vazhdueshme uji përmes çarjeve të njohura si “rripat e tigrit”. Por për të matur sasinë e energjisë që humbet nga e gjithë hëna është shumë më e komplikuar, pasi ngroh të gjithë sipërfaqen akullnajore njëherësh.

Matjet e bëra nga Cassini treguan se rreth Poli i Veriut, sipërfaqja ishte rreth 7°C më e ngrohtë se sa pritej. Duke përdorur këto të dhëna, shkencëtarët arritën të llogarisin se hëna humb 46 millivat për metër katror, ose 35 gigavat energji në të gjithë planetin. Duke kombinuar këtë me humbjen e energjisë nga Poli Jugor, totali shkon në 54 gigavat – pothuajse e barabartë me energjinë që Enceladus merr nga ngrohja me forcë tërheqëse.
“Kjo tregon se Enceladus ka një oqean të qëndrueshëm dhe afatgjatë, ku jeta ka një shans më të mirë të zhvillohet,” shpjegon Dr. Howett.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se si mund të duket jeta aty, por mendohet se mund të ngjajë me organizmat që jetojnë pranë burimeve hidrotermale në thellësitë e oqeanit në Tokë – krustace si karkaleca dhe gaforre.
Hapat e ardhshëm do të jenë të kuptojnë nëse oqeanet e Enceladus ekzistojnë mjaftueshëm gjatë për të mundësuar zhvillimin e jetës. Nëse po, kjo mund të justifikojë dërgimin e një sonde të re për të kërkuar shenja kimike të jetës në shpërthimet akullnajore të Polut Jugor, apo madje të hapen tunele për të arritur oqeanin nëntokësor.

Misioni Cassini: Një histori 20-vjeçare me Saturnin
Cassini u nis nga Cape Canaveral në 1997 dhe kaloi 13 vjet duke orbituar Saturnin. Ai zbuloi gjashtë hëna të reja, struktura tre-dimensionale mbi unazat e Saturnit dhe një stuhi gjigante që zgjati thuajse një vit. Ai gjithashtu lançoi sondën Huygens në Titan, hënën më të madhe të Saturnit, ku u zbuluan liqene të metanit dhe etanit.
“Misioni ka ndryshuar mënyrën se si mendojmë për vendet ku mund të ketë zhvilluar jetë jashtë Tokës,” tha Andrew Coates, drejtues i Planetary Science Group në University College London. “Përveç Marsit, hëna e jashtme si Enceladus, Europa dhe Titan tani konsiderohen si kandidatë kryesorë për jetë jashtëtokësore. Ne kemi rishkruar plotësisht tekstet për Saturnin.” /GazetaExpress/