Hëna e Saturnit, Enceladus, mund të strehojë jetë jashtëtokësore, zbulojnë shkencëtarët - Gazeta Express
string(84) "hena-e-saturnit-enceladus-mund-te-strehoje-jete-jashtetokesore-zbulojne-shkencetaret"

Mistere

Gazeta Express

01/10/2025 20:06

Hëna e Saturnit, Enceladus, mund të strehojë jetë jashtëtokësore, zbulojnë shkencëtarët

Mistere

Gazeta Express

01/10/2025 20:06

Një nga hënat e Saturnit, Enceladus, mund të ketë jetë të huaj brenda oqeaneve të saj nën akull, sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA).

 Shkencëtarët kanë zbuluar se kristalet e akullit që shpërthejnë nga krisjet pranë Polut Jugor përmbajnë molekula organike komplekse, të ngjashme me ato që, në Tokë, marrin pjesë në lindjen e jetës.

“Edhe nëse nuk gjejmë jetë atje, kjo do të ishte një zbulim i jashtëzakonshëm, sepse ngre pyetje serioze se pse jeta mungon kur kushtet janë perfekte,” thotë Dr. Nozair Khawaja nga Freie Universität Berlin.

Oqeani i fshehur dhe “gejzerët” e akullit

Enceladus, me diametër rreth 500 km, duket i zbrazët nga sipërfaqja, por poshtë akullit ekziston një oqean i madh lëngshëm. Nga krisjet pranë Polut Jugor shpërthejnë spërkatje akulli, disa prej të cilave arrijnë të formojnë edhe një unazë rreth Saturnit.

Përmes analizave të kryera nga sonda Cassini, shkencëtarët zbuluan se kristalet e akullit përmbajnë molekula të reja organike, përfshirë disa që nuk ishin zbuluar më parë. Kjo tregon se molekulat formohen brenda oqeanit të Enceladus, jo për shkak të rrezatimit diellor.

Enceladus, kandidat kryesor për jetë

Sipas studiuesve, Enceladus i plotëson të gjitha kushtet për jetë: ujë të lëngshëm, energji nga burime hidrotermale dhe elemente kimike të nevojshme.

Kjo e bën hënën një nga vendet më premtuese për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, përkrah Europës së Jupiterit dhe Titanit.

Hapat e ardhshëm

ESA planifikon një mision të ri, që do të mbledhë më shumë mostra akulli dhe madje do të zbresë në sipërfaqen e hënës.

Ky do të ishte hera e parë që një agjenci hapësinore zbret në Enceladus, duke mundësuar një vështrim më të afërt mbi kushtet që mund të mbështesin jetë.

Zbulimet kryesore të Cassini

Sonda Cassini, e cila operoi nga 1997 deri në 2017, la pas një trashëgimi të pasur:

zbuloi 6 hëna të reja të Saturnit,

studoi Titanin dhe zbuloi liqene hidrokarburesh,

analizoi struktura 3D mbi unazat e Saturnit,

zbuloi oqeanin e fshehur të Enceladus,

ndryshoi mënyrën si e kuptojmë mundësinë e jetës jashtëtokësore në sistemin tonë diellor.

“Misioni Cassini ka revolucionarizuar mënyrën se si shohim ku mund të zhvillohet jeta jasht Tokës,” thotë Andrew Coates, drejtues i Grupit të Shkencave Planetare në University College London. /GazetaExpress/