Helmohen tri nxënëse në Ferizaj - Gazeta Express
string(31) "helmohen-tri-nxenese-ne-ferizaj"

Helmohen tri nxënëse në Ferizaj

Gazeta Express

14/12/2019 14:09

Tri nxënëse janë helmuar dje nga konsumimi i ushqimit.

Në rrugën “Rexhep Bislimi” në gjatë ditës së djeshme tri femra (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt.

Lexo Edhe:

Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në një lokal, i cili është mbyllur më pas.

Policia është duke e hetuar rastin për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Tri viktima femra K-Shqiptare (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në  lokalin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyll lokalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.