16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit Nr.1 në Gramsh janë helmuar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konfirmoi se helmimi u shkaktua nga vezët e kontaminuara me salmonelë.
Analizat e ushqimit treguan se vezët që u përdorën në kopsht ishin të infektuara, ndërsa ushqimet e tjera si mishi i pulës dhe qumështi dolën negative. Nga rastet e helmimit, 6 fëmijë morën trajtim spitalor dhe vijojnë mjekimin në shtëpi.