Hellblade 2 konfirmohet për PC dhe Xbox Series - Gazeta Express
string(46) "hellblade-2-konfirmohet-per-pc-dhe-xbox-series"

Hellblade 2 konfirmohet për PC dhe Xbox Series

Gazeta Express

25/12/2019 1:09

Një zyrtar i Microsoftit ka konfirmuar se titulli Senua’s Saga: Hellblade 2 do të publikohet për PC dhe konzolën e ardhshme Xbox Series X, raporton PCGamer.

Aaron Greenberg, menaxher i përgjithshëm i marketingut Xbox Games, tha në një tweet se loja u krijua ekskluzivisht për konzolën e re të Microsoftit dhe për PC. Edhe pse ka pasur aludime se loja mund të vijë në PC, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim publik që kjo do të ndodhë në të vërtetë.

Lexo Edhe:

Senua’s Saga: Hellblade 2 është pasardhëse e lojës Hellblade: Senua’s Sacrifice, ndërsa u paralajmërua këtë muaj gjatë ngjarjes The Game Awards, shkruankoHA. Developeri Ninja Theory nuk ka publikuar shumë detaje rreth lojës, por dihet që bëhet fjalë për vazhdim, se e ka një buxhet shumë më të madh dhe prodhim më të mirë se paraardhësja.

Senua’s Saga: Hellblade 2 aktualisht nuk ka datë zyrtare të publikimit.