string(70) "hekurudha-shqiptare-ne-prag-falimenti-klsh-duhet-nderhyrje-emergjencte"

Gazeta Express

05/02/2020 19:04

Hekurudha shqiptare në prag falimenti, KLSH: Duhet ndërhyrje emergjente

Gazeta Express

05/02/2020 19:04

Hekurudhat shqiptare janë në krizë të thellë sipas kontrollit të lartë të shtetit.

KLSH ka bërë një auditim për periudhën kohore janar 2018- maj 2019 ku ka zbuluar se shoqëria hekurudhore shqiptare është në krizë të mprehtë likuiditeti dhe se të gjithë tregëtuesit ekonomikë-financiar janë në përkeqësim të vazhdueshëm.

Por vazhdimësia me këto tregues performancave për një për një periudhë të gjatë po e çon shoqërinë drejt falimentimit nënvizon KSH.

Gjate kontrollit janë zbuluar një sërë shkeljesh, demi i evidentuar llogaritet ne mbi 4 milion euro nga mos respektimi i kontratave ndaj hekurudhave te huaja, ndërsa janë evidentuar një sere borxhesh te akumuluara.

Në këto kushte duke qenë se Hekurudha Shqiptare, SHA po kalon një situatë tepër kritike, lind nevoja e ndërhyrjes emergjente me një strategji të mirëfilltë dhe një plan konkret masash nga ana e shtetit, thotë KLSH duke shtuar se duhet kushtuar vëmendje e veçante stimulimit të transportit të mallrave dhe përmirësimit të lidhjeve të strukturave hekurudhore me ato portuale./t.ch