Hekuran Muratit dhe VV'së nuk i përshtatet vendimi i Gjykatës, shpërthen në sulme ndaj saj - Gazeta Express
string(88) "hekuran-muratit-dhe-vvse-nuk-i-pershtatet-vendimi-i-gjykates-shperthen-ne-sulme-ndaj-saj"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:43

Hekuran Muratit dhe VV’së nuk i përshtatet vendimi i Gjykatës, shpërthen në sulme ndaj saj

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:43

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shpërthyer me sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi Gjykata konstatoi se kryesuesi i seancës Avni Dehari nga LVV ka shkelur Kushtetutën.

Murati përmendi vitin 2014, duke thënës e “Gjykata Kushtetuese ishte bërë vegël e PDK-së për ta mbajtur në pushtet”.

Ai ka thënë se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje.

Reagimi i plotë i Muratit:

Në vitin 2014, për ta mbajtur PDK-në me çdo kusht në pushtet, Gjykata Kushtetuese ishte bërë vegël e PDK-së dhe kishte vendosur që:

1. Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve, pra PDK-në. Nëse nuk ishte PDK-ja në Qeveri, vendi duhej të shkonte në zgjedhje.

2. Pozita e Kryetarit të Kuvendit i takonte fituesit të zgjedhjeve, pra PDK-së, dhe deputetët s’kishin rrugë tjetër pos ta realizonin këtë, qoftë me votim të hapur, të fshehur, apo çfarëdo forme tjetër.

Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese bëri kthesë dhe e ndryshoi pikën 1, kur i dha të drejtë Presidentit asokohe që të mandatonte një qeveri pa fituesin brenda, sepse fituesi ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Në vitin 2025, kësaj radhe në disa akte, Gjykata Kushtetuese përsëri bëri kthesë edhe për pikën e dytë, ku tash e thotë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm, dhe madje vendos edhe kufizim në vetëm 3 tentime, sepse fituesi është Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje.

Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë.

E provuan më 2020, kur thanë se populli nuk vendos se kush e udhëheq qeverinë, dhe populli ua dha përgjigjen më 14 shkurt 2021.

Po dëshirojnë ta provojnë përsëri më 2025, dhe përsëri populli do t’ua japë përgjigjen.