Hekuran Murati heq postimin për veteranët, nuk gjendet më në profilin e tij - Gazeta Express
string(74) "hekuran-murati-heq-postimin-per-veteranet-nuk-gjendet-me-ne-profilin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 20:17

Hekuran Murati heq postimin për veteranët, nuk gjendet më në profilin e tij

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 20:17

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka hequr postimin e vitit 2016 nga Facebook-u i tij individual, ku i quante veteranët e luftës mercenarë.

Linku nuk mund të gjendet më.

Lexo Edhe:

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë më lirë – 3 muaj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsej. Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me iu thanë”, kishte shkruar Murati.

Murati është kritikuar ashpër për qëndrimin e tij të para gjashtë viteve.

Eksponentë opozitarë, ish-luftëtarë e veteranë të luftës, pjesëtarë të shoqërisë civile e qytetarë nga anë të ndryshme të vendit, kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit pas zbulimit të tij të dikurshëm të qëndrimit të tij për këtë çështje. /GazetaExpress