Zotimi për shpenzimet e mbrojtjes prej 5% të GDP-së në të gjithë aleancën e NATO-s do të ndodhë, u tha gazetarëve në Bruksel sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth, përpara takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.
Reuters raporton se Hegseth tha se për të qenë një aleat, duhej të ishe gati për luftim.
“Ne jemi këtu për të vazhduar punën që filloi Presidenti Trump, që është një angazhim për 5% shpenzimet e mbrojtjes në të gjithë këtë aleancë, gjë që ne mendojmë se do të ndodhë. Kjo duhet të ndodhë deri në samitin në Hagë më vonë këtë muaj”, tha ai, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka thënë se investimet e reja do të barazojnë atë që SHBA, vendet europiane dhe Kanadaja janë zotuar për të shpenzuar. Ai tha se NATO-ja duhet të investojë në aftësitë e saj për të mbrojtur veten nga sulmet.