Hedhen vaksina nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra, Ministri Peci jep detaje - Gazeta Express
string(95) "hedhen-vaksina-nga-ajri-per-te-parandaluar-terbimin-e-kafsheve-te-egra-ministri-peci-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2024 21:44

Hedhen vaksina nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra, Ministri Peci jep detaje

Lajme

Gazeta Express

26/05/2024 21:44

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhjen e vaksinave nga ajri për ta parandaluar tërbimin e kafshëve të egra.

Ai ka thënë se fushata “parandalojmë shërbimin ruajmë shëndetin”,  ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sëmundjen e Tërbimit dhe masat që ndërmerren për parandalimin e saj në Kosovë.

Lexo Edhe:

Kjo sëmundje është zoonozë, bartet nga kafshët tek njeriu dhe është vdekjeprurëse.

“Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë po zhvillon këtë aktivitet në dy faza – atë pranverore dhe vjeshtore, tani si aktivitet me mjete vetanake përkundër viteve të kaluara, kur ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian. Vaksinimi bëhet përmes shpërndarjes së karrem  vaksinave nga ajri me avionë por edhe në menyrë manuale, për të siguruar konsumimin e vaksinave nga kafshët e egra”.

“Sipas statistikave, në botë çdo ditë vdesin 160 persona ndërsa brenda vitit vdesin 59,000 persona. Rasti i fundit i shënuar në Kosovë daton që nga viti 2007 ndërsa momentalisht Kosova nuk numëron asnjë rast të kësaj zoonoze. Përmes këtij aksioni theksojmë përkushtimin ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së komunitetit”, ka shkruar Peci. /Gazeta Express