Sportingu i Lisbonës raportohet se po shqyrton mundësinë e transferimit të Hector Bellerinit, nëse largohet Pedro Porro.
Porro është i lidhur me një transferim te Tottenham Hotspuri, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur, transmeton Gazeta Express.
Dhe, klubi portugez tashmë duket se ka identifikuar zëvendësuesin e tij të mundshëm.
Sipas “The Athletic”, nëse Porro nënshkruan me Tottenhamin, Sportingu do të përpiqet të nënshkruajë me Bellerinin.
Mbrojtësi spanjoll thuhet se është i hapur për t’iu bashkuar klubit nga elita e futbollit portugez, pasi nuk po ia del të ketë minuta të mjaftueshëm te Barcelona.
27-vjeçari ka qenë titullar vetëm në një ndeshje në La Liga, teksa trajneri Xavi preferon të luajë me Jules Kounden në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Kontrata e Bellerinit skadon në fund të sezonit dhe duket se ka pak mundësi që Barcelona t’i ofrojë mundësinë e rinovimit. /Gazeta Express/
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...