Heat shënon fitoren e dytë kundër Bucks duke e mbajtur nën kontroll Giannis - Gazeta Express
string(75) "heat-shenon-fitoren-e-dyte-kunder-bucks-duke-e-mbajtur-nen-kontroll-giannis"

Heat shënon fitoren e dytë kundër Bucks duke e mbajtur nën kontroll Giannis

Gazeta Express

03/03/2020 14:40

Nikoqiri Miami Heat arriti ta mbajë më të heshtur sesa zakonisht MVP-në e NBA, Giannis Antetokounmpo, i cili kontribuoi me vetëm 13 pikë. Në këtë mënyrë, Heat u bë ekipi i parë që i mposht Milwaukee Bucks dy herë brenda këtij sezoni, duke fituar 105:89 të hënën.

Miami Heat ka arritur t’i mposhtë për herë të dytë Milwaukee Bucks, të cilët e kanë rekordin më të mirë në NBA me 52 fitore dhe vetëm nëntë humbje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Heat është përballur me vështirësi në ndeshjet si mysafir (13 fitore dhe 18 humbje), mirëpo e ka rekordin e tretë më të mirë në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi në ligë (26 fitore – katër humbje). Te Miami kontribuuan me nga 18 pikë Jae Crowder dhe Jimmy Butler, dhe Bam Adebayo i shtoi 14 pikë dhe 13 kërcime.

Antetokounmpo u largua nga ndeshja kur kishin mbetur edhe 4 minuta e 33 sekonda lojë në çerekun e katërt, përderisa Miami kaloi në epërsi prej 15 pikëve. Kjo ishte ndeshja e tij më e dobët sa i përket pikëve të shënuara, 13. Ai gjithashtu i shënoi tre asiste dhe 15 kërcime.

Rezultatet e tjera të së hënës në NBA:

Chicago Bulls 109 – Dallas Mavericks 107

New York Knicks 125 – Houston Rockets 123

Portland Trail Blazers 130 – Orlando Magic 107

Memphis Grizzlies 127 – Atlanta Hawks 88

Utah Jazz 126 – Cleveland Cavaliers 113

Indiana Pacers 116 – San Antonio Spurs 111 /Gazeta Express/