“Hë mo si u gdhive”/ Policët kapin mat burrin duke vaditur hashashin në jug të vendit (VIDEO) - Gazeta Express
string(88) "he-mo-si-u-gdhive-policet-kapin-mat-burrin-duke-vaditur-hashashin-ne-jug-te-vendit-video"

“Hë mo si u gdhive”/ Policët kapin mat burrin duke vaditur hashashin në jug të vendit (VIDEO)

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2021 12:58

Faxweb.al ka siguruar videon të një kontrolli të policisë në jug të vendit, për parcela të mbjellë me bimë narkotike. Siç shihet dhe nga pamjet, një i moshuar kapet mat nga punonjësit e policisë, teksa ishte duke vaditur bimët me hashash, të mbjella në një tokë dierrë.

Ai shihet i trembur dhe i zënë në befasi teksa punonjësit e policisë e pyesin “hë si u gdhive”.

Lexo Edhe:

Në ato momente i moshuari hedh zorrën me të cilën po vadiste bimët, dhe pas kësaj është bërë shoqërimi i tij në komisariat, dhe është bërë asgjësimi i lëndës narkotike.

Burimet sqarojnë se i moshuari pas verifikimeve është arrestuar.