Haziri: Nuk ka pakënaqësi e as zhvillime të jashtëzakonshme brenda LDK'së, e vlerësoj deklaratën e Hotit - Gazeta Express
string(100) "hazirinuk-ka-pakenaqesi-e-as-zhvillime-te-jashtezakonshme-brenda-ldkse-e-vleresoj-deklaraten-e-hotit"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 21:57

Haziri: Nuk ka pakënaqësi e as zhvillime të jashtëzakonshme brenda LDK’së, e vlerësoj deklaratën e Hotit

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 21:57

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 në lidhje me zhvillimet e fundit mrenda në LDK ka thënë se ai e vlerëson deklarimin e Avdullah Hotit të bërë disa ditë më parë për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

“Ajo që z.Hoti e ka nxjerrë përmes një deklarimi në këto dy ditët e fundit është qështje që unë e vlerësojë si të tillë por angazhimi në këtë fazë të vlerësimit është brenda strukturës, është vetëm brenda strukturës dhe ka qenë qëndrim i përbashkët”, tha Haziri.

Ai thotë se LDK ka punuar shumë për diasporën e Kosovës në zgjedhje.

“Është e vërtetë që në mërgatën tonë ne kemi punuar më shumë. Nuk po flas për një shqetësim të z.Hoti të cilin unë e respektoj edhe LDK-ja e respekton. Atë që unë e kam shtruar dhe z.Hoti në radhë të punës z.Abdixhiku e ka kërkuar që me qenë korrekt politikisht edhe me thanë që është kërkesa e z.Abdixhiku e tij që kryesia mu ulë edhe mi disku çështjet”, thekson Haziri. 

Haziri ka mohuar se ka zhvillime të jashtëzakonshme brenda LDK-së.

”Në fakt nuk do ta quaj as pa kënaqësi, as vlim as diçka të jashtëzakonshme brenda LDK-së. Ne kemi debatu kemi diskutu me brenda LDK-së për rezultatet e zgjedhjeve, numrat flasin”, tha Haziri.

Ai tutje ka shtuar se ”është në kulturën e LDK-së që këto çështje të diskutohen brenda LDK-së”

Advertisement
Advertisement
Advertisement