Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se do të jenë fitues të këtyre zgjedhjeve.
Haziri, thotë se ky vit ishte i humbur për shkak politikës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Tutje ai thekson se shpresa e vetme për Kosovën mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sipas tij ndërton bashkëpunim dhe stabilitet.
“Fitues te këtyre zgjedhjeve! Vit i humbur për shkak politikes se partisë se parë/VV të nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Shpresa e vetme për Kosovën mbetet LDK e cila ndërton bashkëpunim dhe stabilitet. Këto janë parakushte për zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale. Integrim europian e përafrim me NATO. Shpresa në LDK të bëhet besim e mbështetje është opsioni i vetëm”, përfundoi Haziri për GazetaBlic.