Haziri tregon që IKSHKP po ia vonon testimet Gjilanit, thotë se kufizimet që i vendosi Qeveria duhen respektuar - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

13/07/2020 19:51

Haziri tregon që IKSHKP po ia vonon testimet Gjilanit, thotë se kufizimet që i vendosi Qeveria duhen respektuar

Lajme

Gazeta Express

13/07/2020 19:51

Deri në pesë ditë po presin qytetarët e Gjilanit për rezultatet e testeve për Covid-19. Komuna e cila aktualisht ka 126 raste aktive, pret që kjo shifër të rritet pasi po presin rezultatet e 45 mostrave. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri thotë se qytetarët po presin rezultatet e testeve të kryera më 8,9,10 dhe 11 korrik.

“Po i presim rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia”, shkroi Haziri në Facebook.

Ndërkohë i pari i kësaj komune ka fituar qytetarët që të respektojnë masat e reja të kufizimit të vendosur nga mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë”, shtoi ai.

Për katër muaj në Gjilan u regjistruan 286 raste me Covid-19, prej të cilëve 155 janë shërua dhe katër kanë humbur jetën.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

#Dita123. Brenda katër muajve të përballjes me #COVID19, Gjilani ka shënuar 286 raste pozitive, 155 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa fatkeqësisht 4 pacientë kanë ndërruar jetë. 15 pacientë pozitivë po trajtohen ne Rapartin e Infektivës në Gjilan, 4 në Prishtinë dhe të tjerët janë në shtëpi.

Po i presim rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia.

Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë.

Apeloj për kujdes dhe lutem që të shërohen sa më shpejt të infektuarit në hospitalizim apo vetizolim. Kujdesu për vete e familjen!

Po sot gjatë ditës, nënkryetari i Hazirit në komunë e quajti të ngutshëm vendimin e Qeverisë për kufizimet e qarkullimit pas orës 21:00.