Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për raportet me ish-presidenten Vjosa Osmani, si dhe për drejtimin aktual të LDK-së nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Haziri tha se statusi i Osmani si ish-presidente mbetet i përhershëm.
“Vjosa qenka takuar edhe me funksionarë, jo vetëm me qytetarë. Statusi i saj si ish-presidente mbetet për jetë. Jam takuar me Vjosën sa ishte presidente, por jo më” u shpreh ai.
Ai shtoi se, sipas tij, edhe kryetari i LDK-së do të duhej të kishte zhvilluar takime me të.
“Lumir Abdixhiku është dashur me u taku, nuk e kam pyetur por është dashur me u taku besoj,” tha Haziri.
Në pjesën tjetër të deklaratës, Haziri foli edhe për ndikimet dhe figurat që e kanë formuar në politikë, duke përmendur traditën familjare dhe liderë historikë.
“Unë e kam marrë modelin e babës për politikë, por më ka motivuar Ibrahim Rugova. Nëse s’kishte qenë ai në politikë, nuk do të isha as unë. Fatmir Sejdiu është historik. Kryetari është kryetar, nënkryetari është nënkryetar,” deklaroi ai. /RTV21