Haziri thotë se Kosovës i duhet të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit nëse dëshiron liberalizimin e vizave - Gazeta Express
string(113) "haziri-thote-se-kosoves-i-duhet-te-zbatoje-vendimin-per-manastirin-e-decanit-nese-deshiron-liberalizimin-e-vizave"

Haziri thotë se Kosovës i duhet të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit nëse dëshiron liberalizimin e vizave

Lajme

Gazeta Express

04/07/2022 23:38

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Kosovës i kërkohet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënryë që të fitojë liberalizimin e vizave.

Ai thotë se kjo ka qenë një ndër arsyet pse nuk është dhënë vendimi për liberalizim në qershor.

Lexo Edhe:

“Kjo është bërë e qartë edhe në letrat e dërguara nga Shtëpia e Bardhë. Që vendimet duhet të respektohen”, tha ai.

“Duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe duhet të ketë avancim në dialog”, shtoi ai.

Tutje Haziri ka thënë se Kosovës i rrezikohet stagnimi nëse nuk respektohen këto vendime.

“Mbetemi këtu ku jemi”, tha ai.

“Nuk shkon në BE duke shkarkuar borde e duke emëruar borde tjera”, shtoi ai. /Gazeta Express/