Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se çështja e emrit të Vjosa Osmanit edhe për një mandat për presidente, s’ka të bëjë me LDK-në dhe sipas tij është LVV ajo që duhet të ndërtojë proces për kandidimin e saj.
“Nuk ka të bëjë me LDK-në, ka të bëjë me atë se pse për Osmanin nuk është ndërtu proces, proces do të duhej me ndërtu LVV si parti sponzore në zgjedhjet e kalume. Ajo ka qenë në garë numër dy në zgjedhjet e kaluara”, ka thënë Haziri.
Ai ka kujtuar se LDK e kishte votuar pesë vite më parë.
“Ne njiher ia kemi dhënë votat. Gara për president është cështje e bisedave mes partisë së parë, dytë dhe të tretë. Edhe pesë ditë i kemi përpara” , ka thënë Haziri./Express/