Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, para nisjes së vazhdimit të 25’të të seancës konstituive, para gazetarëve ka thënë se po përsëritet situata e njëjtë.
“Si çdo herë tjetër, fatkeqësisht, një ditë po një ditë jo po përsëritet, po replikohet situata e njëjtë. Mungesa e një vullneti politik për të gjetur një zgjidhje të shpejt politike tashmë është bërë e pavlefshme me përmend. Është bërë neverike për qytetarë”, tha ai.
Haziri tha se LDK “nuk është mekanizëm votues sipas dëshirave të partisë së parë, as patericë e cila i krijon çdo situatë për të debllokuar dikë që s’ka vullnet me punu”.
“Jemi shumë konstruktiv”, tha ai.
“Me vetë faktin që s’ka marrëveshje politike për formimin e qeverisë e mban arsyetimin te bllokimi i kuvendit. Nëse i duhet zonja Haxhiu arysetim për shkak që s’po mundet me ndërtu qeverinë, është problem i tyre, nuk është problem i joni”, tha ai. /GazetaExpress/