Haziri për LVV-në: Kemi një lloj kokfortësie politike për të mbërritur qëllime të tjera - Gazeta Express
string(86) "haziri-per-lvv-ne-kemi-nje-lloj-kokfortesie-politike-per-te-mberritur-qellime-te-tjera"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 11:53

Haziri për LVV-në: Kemi një lloj kokfortësie politike për të mbërritur qëllime të tjera

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 11:53

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti po tenton të arrijë qëllime të tjera përmes ngërçit në Kuvend.

“Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre”, tha ai pas dështimit të “përpjekjes” së 50-të për konstituimin e Kuvendit.

Sipas Hazirit, kjo verë do të karakterizohet me këtë situatë.

“Kemi një lloj kokfortësie politike në vazhdimësi, për të mbërritur qëllime të tjera politike”, tha ai.