Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit, duke kujtuar bllokadën e vitit të kaluar, të cilën e ka cilësuar si ‘’mësim të madh për demokracinë e re’’ të Kosovës.
Haziri ka thënë edhe se, vitin e kaluar, jo vetëm që ka pasur krizë politike, porse, ka pasur edhe kosto për buxhetin e vendit me 18 milionë euro, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Po e fillojmë legjislaturën X të Kuvendit të Republikës, duke mos e harruar dështimin e legjislaturës IX, e cila nuk arriti të konstituohet dhe ta zbatojë vullnetin qytetar.
Mësim i madh për demokracinë e re të Kosovës. Jo vetëm që u prodhua krizë politike njëvjeçare, por plus 18 milionë euro kosto të buxhetit, të taksave të qytetarëve.
Le të besojmë në frymën bashkëpunuese në përputhje me Kushtetutën dhe ta ushtrojmë përgjegjësinë qytetare për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Republikës, kudo që jetojnë.