Haziri paralajmëron kafenetë: Do të ndërhyjnë inspektorët në organizimet me muzikë mbi 50 persona - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

03/07/2020 15:29

Haziri paralajmëron kafenetë: Do të ndërhyjnë inspektorët në organizimet me muzikë mbi 50 persona

Lajme

Gazeta Express

03/07/2020 15:29

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se nuk do të lejohen organizimet e ahengjeve me muzikë live në kafene e restorante ku ka më shumë se 50 persona.

Haziri ka thënë se Policia së bashku me inspektorët do të ndërhyjnë në çdo organizim që ka muzikë live me mbi 50 persona, raporton Gazeta Express.

“Policia e Shtetit ka marrë vendim dhe do të ndërhyjë së bashku me Inspektorët e Komunal në tërë territorin e Komunës së Gjilanit. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë atyre që kanë planifikuar organizim gjatë vikendit, por nuk është i mundur të lejohet organizimi i mbrëmjeve muzikore dhe i ahengjeve të cilat kanë më shumë se 50 persona”, ka thënë Haziri

Haziri njoftoi se sot pritet të bëhen 48 testime për koronavirus nga komuna që drejton.

Ai ka thënë se brenda dy ditëve presin nga IKSHPK-ja të pasqyrojë gjendjen reale të infeksionit me koronavirus në Gjilan. /Express/