Haziri: Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të LDK'së - Gazeta Express
string(55) "haziri-nuk-e-perjashtoj-kandidimin-per-kryetar-te-ldkse"

Haziri: Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të LDK’së

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 21:51

Nënkryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë për kandidimin e tij për kryetar të LDK’së, raporton Gazeta Express.

Pas dorëheqjes së liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, Haziri thotë se ende nuk e ka vendos se a do të jetë kandidat për kryetar, mirëpo nuk e përjashton mundësinë.

Lexo Edhe:

“Nuk e përjashtoj kandidimin tim, por se kush mundet me u bë kryetar e vendos Kuvendi. Nuk kam vendos ende a me kandidu apo jo”, tha Haziri në Rubikon.

Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK’ja pësoi humbjen  më të thellë në histori, duke dalë e treta në listë. Si pasojë e rezultatit, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa dha dorëheqje, të nesërmen pas ditës së zgjedhjeve.

Ndërsa, kujtojmë se Anton Quni, ditë më parë e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7.