Haziri: Mund të befasoheni kur LDK’ja ta propozojë kandidatin për kryeministër - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/04/2020 0:02

Haziri: Mund të befasoheni kur LDK’ja ta propozojë kandidatin për kryeministër

Lajme

Gazeta Express

04/04/2020 0:02

Kryetari i Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se brenda partisë së tij ende nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Madje Haziri ka thënë se mund të befasoheni kur të del emri i propozuar.

“Nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Ende nuk është përmendur asnjë emër, as emri i Agim Veliut si nënkryetari i parë, as emri i Kujtim Shalës, e as i askujt tjetër”, është shprehur Haziri.

Tutje, ai tha se secili duhet ta pres kohën e tij.  

“LDK nuk e pranon punën e imponimit. Secili duhet ta pres kohën e vet”, ka thënë Haziri.

Në fund, Haziri tha se mund të befasoheni me emrin e propozuar nga LDK’ja për kryeministër.

“Në LDK nuk imponohet emri për kryeministër. Madje mund të befasoheni kur të del emri nga LDK’ja”, shtoi Haziri.