Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka treguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.
“Këto takimet e thirrura vetëm sa për t’u takuar dhe me u taku në parimin për më u marr vesh për mos me u marr vesh, LDK kështu nuk funksionon. Ne shkojmë në takim vetëm kur duhet të kryejmë punë”, tha ai.
Madje Haziri thotë se nuk ka nevojë të ketë takim politik, nëse sipas tij është takim procedural saç po i thotë Albin Kurti.
“Nuk shkohet në takim për të drejtën e fituar dhe natyrisht këtu po mungon një marrëveshje politike që partia e parë duhet ta realizojë. Nëse do të ishte LDK-ja në këtë pozitë ne para pesë javësh do ta mbyllnim Kuvendin dhe Qeverinë, madje edhe çështjen e presidencës do ta kishim zbardhur”, tha ai