Haziri lajmërohet me një postim derisa në Kuvend po vazhdon votimi: LDK i takon anëtarësisë, jo funksionarëve - Gazeta Express
string(107) "haziri-lajmerohet-me-nje-postim-derisa-ne-kuvend-po-vazhdon-votimi-ldk-i-takon-anetaresise-jo-funksionareve"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2026 17:43

Haziri lajmërohet me një postim derisa në Kuvend po vazhdon votimi: LDK i takon anëtarësisë, jo funksionarëve

Lajme

Gazeta Express

31/01/2026 17:43

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ derisa brenda sallës ku po qëndron është duke vazhduar procesi i votimit të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

Haziri ka thënë se s’ka ditë më të mirë se kjo të kujtohen dy mësimet e mëdha për rolin e LDK-së.

“Nuk ka ditë më të mirë se sot me i kujtu dy mësime të mëdha për rolin e LDK-së, jo vetëm të Kosovës.

LDK, me besim në Zot, familje e atdhe. LDK, besë e shpresë për Kosovën.

LDK u takon anëtarësisë së saj e jo funksionarëve.

E djathtë, e moderuar, me liberalë e nacionalistë modern, republikanë e nacional-demokratë”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement