Haziri: Kurti dhe të tjerët do të duhej të largoheshin menjëherë prej zyreve, po e presim lajmin për një marrëveshje LVV-Nisma - Gazeta Express
string(124) "haziri-kurti-dhe-te-tjeret-do-te-duhej-te-largoheshin-menjehere-prej-zyreve-po-e-presim-lajmin-per-nje-marreveshje-lvv-nisma"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:08

Haziri: Kurti dhe të tjerët do të duhej të largoheshin menjëherë prej zyreve, po e presim lajmin për një marrëveshje LVV-Nisma

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:08

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se LVV-ja nuk po angazhohet mjaftueshëm për një marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit institucional, megjithëse tha se tani “po punohet, besoj” me Nismën për këtë.

Ai tha se Albin Kurti dhe të tjerët që po ushtrojnë detyrat e kryeministrit dhe ministrave megjithëse janë betuar si deputetë “do të duhej që të largohen menjëherë prej zyreve”, pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme.

“Po e presim me padurim lajmin për një marrëveshje politike”, tha Haziri, i cili megjithatë nuk sheh se po “shtjerren mundësitë” që kjo të ndodhë.