Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për Ditarin e Kosovës thekson se kriza politike ka hyre në një rruge pa dalje dhe pritet të marrë fund vetëm me zgjedhje të reja.
Haziri tha se partia e tij ia ka treguar disa opsione Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit për tejkalim të ngërçit, ndërsa e akuzoi atë se po tenton që të blejë deputetë për mazhorancën, duke e konsideruar këtë fenomen “një prostitucion politik”.
Haziri shtoi se nuk beson që Gjykata Kushtetuese mund të zgjidhë çështjet politike.
Sa i përket propozimit për një qeveri me bazë të gjerë, konfirmoi se është diskutuar në presidencë dhe se atë e mbështesin të gjitha partitë, përveç Vetevendosjes.
“Është e vërtetuar pasi të gjithë deputetët janë deklaruar për të ndryshuar qëndrim politik, për të ndryshuar votë. Kjo nuk është një metodë që LDK e praktikon, për ne është e papranueshme. Përkundër që të tjerët e trajtojnë si legjitime. Deputetët e LDK janë unik dhe qëndrimi është i zbardhur dhe i ndërtuar në një debat të brendshëm. Ai ndryshon me debat të brendshëm, por jo me trafikim politik, apo prostitucion politik”, tha mes të tjerash Lutfi Haziri për A2 CNN.
aaaaa