Haziri: Javën e ardhshme tregoj se a do të kandidoj për kryetar të LDK'së - Gazeta Express
string(71) "haziri-javen-e-ardhshme-tregoj-se-a-do-te-kandidoj-per-kryetar-te-ldkse"

Haziri: Javën e ardhshme tregoj se a do të kandidoj për kryetar të LDK’së

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 21:11

Nënkryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se në fillimin e javës së ardhshmë do ta bëjë me dije se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK’së.

Haziri tha se ai është bërë pretendent për kryetar nga strukturat dhe mediat, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në fillim të javës së ardhshme do ta bëjë me dije. Neve me apo pa dashje na kanë bërë pretendent, edhe struktura edhe mediat edhe kolearët politike të caktuara”, tha Haziri në Rubikon.

Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK’ja pësoi humbjen  më të thellë në histori, duke dalë e treta në listë.

Ndërsa, Anton Quni, ditë më parë e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7.