Mundësisë për koalicion me VV-në deputeti i LDK-së, Lufti Haziri, i ka dhënë një jo përfundimtare.
Haziri, teksa përmendi bashkëpunimin ndërpartiak mes vitesh, tha se konsistenca e tyre parazgjedhore vazhdon të mbes njësoj.
“Përgjigjja është bërë me shkrim. Nuk e ndihmojnë asgjë takimet jozyrtare. Bashkëpunimi mes LDK-së e VV-së ka histori të mirë bashkëpunimi deri në formimin e Qeverisë, e pastaj ka rrëshqit në të keqe deri të protesta të mëdha nëpër rrugë. Të dy anët e medaljes së bashkëpunimit i kemi përjetuar, i kemi provu. Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar si para zgjedhjeve e gjatë zgjedhjeve dhe e kemi konfirmuar njëjtë konsistencën tonë. Është jo përfundimtare Je parti e parë, puno me kë të duash, dhe implemento rezultatin e zgjedhjeve“, deklaroi ai, për Kanal10.
Haziri ironizoi me dështimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ta konstituuar Kuvendin.
Sipas Hazirit, Kurti është duke vepruar në dy qasje të kundërta me njëra-tjetrën.
“Ajo që ne na bën me kuptu, jemi politikisht korrekt është që z.Kurti edhe proceduralisht po e trajton për shkak se nuk po mund me e arrit shumicën për me zgjedh. Ndërsa natën po takohet me z.Limaj, me deputetë tjerë për të ndërtuar marrëveshje politike. P.sh, për të dielën është taku, por është duke punuar në një marrëveshje politike. Është legjitime, por duhet me ruajt parimin”, deklaroi Haziri.
aaaaa