Haziri: Goditja e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti - Gazeta Express
string(62) "haziri-goditja-e-re-nga-gjykata-speciale-do-te-vije-se-shpejti"

Gazeta Express

25/11/2020 23:21

Haziri: Goditja e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti

Gazeta Express

25/11/2020 23:21

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se një goditje e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti, shkruan Gazeta Express.

Haziri tha se Gjykata Speciale do të ngrisë aktakuza të tjera, ndërsa thotë se goditja e parë ka prekur krerët e shtetit të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Goditja e re ka me ardhë shpejt. Kanë me u ngrit aktakuza kanë me u marrë njerëz në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë. Kjo është rruga që po kalon Kosova”, tha Haziri në KTV.

“PDK edhe VV edhe partitë e tjera të cilët mund të preken nga Gjykata Speciale duhet të tregohen si burrështetas, siç të tjerët që dhanë dorëheqje”, shtoi Haziri. /Express/