Haziri: Festojeni Bajramin vetëm me familjet tuaja - Gazeta Express
string(49) "haziri-festojeni-bajramin-vetem-me-familjet-tuaja"

Haziri: Festojeni Bajramin vetëm me familjet tuaja

Gazeta Express

23/05/2020 18:47

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, e cila është nesër.

Haziri deklaroi që qytetarët të festojnë vetëm me familjet e tyre për shkak të pandemisë Covid-19.

Lexo Edhe:

“Është obligim dhe zotim i këtij muaji që po e mbyllim që lutjet dhe solidariteti të vazhdojë për cdo familje. Ne e kemi për obligim qytetar e njerëzor ndaj vetës, familjes dhe ndaj Zotit, që çdokujt t’i ofrojmë sofër të bollshme, mundësi pune e jete të barabartë për të gjithë”.

“Meqë jemi në kohë pandemie Covid-19, ju lutem shumë që të festoni vetëm me familjet tuaja dhe ta merrni shembullin e profetit Muhamed i cili në raste të tilla infeksioni ka thënë: ‘Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi të murtajës në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni’”.

“Urime Fitër Bajramin dhe e lusim Zotin që Bajramin tjetër ta festojmë si i ka hije!”, thuhet në mesazhin e urimit”, ka shkaruar Haziri në mesazhin e tij.