Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se LDK-ja ka raporte të mira me SHBA-të, teksa shtoi se marrëdhëniet speciale të Kosovës me SHBA-të do të kthehen me Lumir Abdixhiku si kryeministër.
”Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër ka me kthy marrëdhënien speciale me SHBA dhe besimin që ata e kanë rujt për neve, edhe me rajonin e BE-në dhe NATO-në jemi partnerë që asnjëherë s’ka lëvizë”, tha Haziri.
Opozita në Kosovë e kritikon Qeverinë e Albin Kurtit për cenim të marrëdhënieve me SHBA-të.