Hazardi zbulon pse s’ishte aq i lumtur në fund të karrierës me Chelsean - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

15/01/2020 13:28

Hazardi zbulon pse s’ishte aq i lumtur në fund të karrierës me Chelsean

Sport

Gazeta Express

15/01/2020 13:28

Anësori i Real Madridit, Eden Hazardi, e ka komentuar përvojën e tij si futbollist nën drejtimin e Antonio Contes dhe Maurizio Sarrit në Chelsea, duke insistuar se ai s’mund ta shijonte futbollin në atë kohë në maksimumin shkaku i stilit të ashpër menaxhues të të dy trajnerëve.

Eden Hazardi i ishte bashkuar Chelseat nga Lille në vitin 2012 dhe shpejt ishte bërë njëri ndër lojtarët më emocionues në Premierligë, falë aftësive të tij për të dribluar dhe kreativitetit të tij në fazën e sulmit, transmeton Gazeta Express.

Belgu i fitoi gjashtë trofe gjatë kohës së tij në Stamford Bridge, përfshirë këtu dy tituj të Premierligës. Titulli i dytë i kampionit të Anglisë erdhi gjatë vitit të parë të Contes si trajner i Chelseat.

Trajneri italian nuk arriti ta përsëritë këtë sukses në sezonin 2017/18 dhe kjo bëri që të ngrihen dyshime mbi taktikat e tij dhe vendimet në përzgjedhjen e skuadrës. Këto kritika u dëgjuan edhe kur erdhi Sarri, i cili e fitoi Ligën e Evropës në maj, para se të kalonte në Juventus gjatë verës.

29-vjeçari, i cili verën e kaluar e siguroi transferimin e ëndrrave në Real Madridi, ka bërë të ditur se ishte më pak i lumtur gjatë viteve të tij të fundit në Stamford Bridge shkaku i stilit menaxhues të Contes dhe Sarrit.

“Në stërvitje, ne gjithmonë e përdorim topin… ka shumë lëvizje dhe zhvillojmë mini-ndeshje. Kur takon trajnerë italian si unë (Conte, Sarri…), ti je më pak i lumtur”, ka thënë Hazard.

“Ata janë më strikt dhe më përsëritës. Ti gjen kënaqësi në fitore. Unë i kalova tre vjet me trajnerë italian, kështu që gjetja e kësaj kënaqësie sërish më bën të lumtur”. /Gazeta Express/