Hazardi është i trishtuar për shkak të lëndimit, thotë bashkëlojtari i tij Courtois - Gazeta Express
string(82) "hazardi-eshte-i-trishtuar-per-shkak-te-lendimit-thote-bashkelojtari-i-tij-courtois"

Hazardi është i trishtuar për shkak të lëndimit, thotë bashkëlojtari i tij Courtois

Gazeta Express

01/10/2020 9:03

Eden Hazard ndihet i trishtuar për shkak të lëndimit të ri që e pësoi në fillimjavë por i cili nuk është i rëndë, sipas bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Thibaut Courtois.

Hazard u tërhoq nga skuadra e Real Madridit para ndeshjes kundër Real Valladolit të mërkurën, të cilën e fitoi 1:0 falë golit të Vinicius Junior, për shkak të lëndimit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi belg nuk ka luajtur për Real Madridin ende këtë sezon dhe do t’i duhet të presë edhe më gjatë seç kishte menduar për t’u kthyer në fushë.

Ai e tërhoqi muskulin e këmbës së djathtë dhe do t’i duhen rreth katër javë për t’u rikthyer.

Bashkatdhetari i tij belg thotë se ky lëndim e ka prekur sulmuesin.

“Ai është prekur nga ky lëndim dhe ndihet paksa i trishtuar”, tha Courtois i pyetur për Hazard.

“Ai po stërviste mirë këtë javë dhe mezi priste të rikthej. Ritmi i zakonshëm iu kthye. Por ky lëndim i ri është i vogël, pra nuk është nyja e këmbës”, tregoi ai. /Gazeta Express/