Hazard duket më i hollë së kurrë më parë, derisa po i afrohet rikthimit në fushë - Gazeta Express
string(79) "hazard-duket-me-i-holle-se-kurre-me-pare-derisa-po-i-afrohet-rikthimit-ne-fushe"

Gazeta Express

29/01/2020 16:47

Hazard duket më i hollë së kurrë më parë, derisa po i afrohet rikthimit në fushë

Gazeta Express

29/01/2020 16:47

Eden Hazard është në fazën e fundit të rikuperimit nga lëndimi i nyjës së këmbës, i cili ka bërë që ai të mungojë që prej muajit nëntor.

Që një kohë, sulmuesi belg është duke punuar në palestër për ta përshpejtuar riaftësimin dhe ka shpresë së do t’ia dalë të rikthehet për derbin e Madridit, kundër Atleticos të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në pamjet e publikuar duke ushtruar, Hazard shihet te jetë më i hollë seç jemi mësuar ta shohim në fanellën e Real Madridit që prej transferimit në verë.

Hazard i habiti shumë njerëz kur u shfaq mbipeshë pas transferimit nga Chelsea. Ai madje e kishte pranuar se në kryeqytetin spanjoll kishte shkuar me kilogramë të tepërt.

Megjithatë, ai tani është duke u rikthyer nga lëndimi dhe duket të jetë në peshë ideale. /Gazeta Express/