“Hazard do të ketë sukses në Madrid, mund ta fitojë Topin e Artë” - Gazeta Express
string(62) "hazard-do-te-kete-sukses-ne-madrid-mund-ta-fitoje-topin-e-arte"

“Hazard do të ketë sukses në Madrid, mund ta fitojë Topin e Artë”

Gazeta Express

22/05/2020 22:59

Martinez nuk ka asnjë dyshim se Hazard do të shënojë një epokë në Madrid.

Eden Hazard nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te Real Madrid.

Lexo Edhe:

Belgu ka shënuar vetëm një gol, më shumë ka qëndruar në infermieri sesa në fushë – për shkak të lëndimeve, diçka që nuk i kishte ndodhur për shumë vite te Chelsea.

Sido që të jetë, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka qetësuar tifozët e Los Blancos dhe i ka siguruar ata se Hazard do të shënojë epokë në Madrid, si shumë futbollistë tjerë që kanë shkruar histori.

“Pa asnjë dyshim, Hazard do të jetë i suksesshëm në Madrid”, tha Martinez për Cadena Ser. “Nganjëherë ju keni nevojë që të keni start të vështirë te klubi i ri për të kuptuar se çfarë do të thotë të luash për Madridin”.

“Eden nuk ka humbur ndeshje te Chelsea. Fansat e Madridit duhet ta dinë se ai do të jetë i suksesshëm. Ata duhet të jenë të qetë sepse Hazard do të shënojë një epokë. Nuk ka asnjë lojtar si ai, mund ta fitojë edhe Topin e Artë”. /Gazeta Express/