Haxhiu tregon çfarë thanë Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala para zgjedhjes së kryeparlamentarit - Gazeta Express
string(91) "haxhiu-tregon-cfare-thane-vjosa-osmani-dhe-kujtim-shala-para-zgjedhjes-se-kryeparlamentarit"

Haxhiu tregon çfarë thanë Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala para zgjedhjes së kryeparlamentarit

Gazeta Express

22/01/2020 23:30

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka treguar në emisionin DPT te Fidani në T7 prapaskenat e bisedimeve LDK-VV para datës 26 dhjetor kur u bë konstituimi i Kuvendit dhe u zgjodh kryeparlamentari dhe kryesia.

“Vjosa Osmani na kërkoi që të prisnim dhjetë ditë që të arrinim një marrëveshje, dhe mos të zgjidhnim kryeparlamentarin. Ne i kërkuam garanci asaj q do të arrinim një marrëveshje, por ajo na tha se nuk mund ta bënte këtë”, tregon Haxhiu.

Lexo Edhe:

“Pastaj Kujtim Shala na tha se çfarëdo që të bëhet ne përsëri do duhej të u lëshonim pe për presidentin dhe kryeparlamentarin. Për këtë ka edhe dëshmitarë të shumtë që ishin të pranishëm në këtë bisedë”, shtoi ajo.

Tutje ajo tha se nuk ka kthim prapa në situatën para 26 dhjetorit. /Express/